VIDEO / Bilbao thellon krizën e Atletikos dhe Simeones

Skuadra e Atletik Bilbao-s ka arritur të mposhtë Atletiko Madrid, për t’u kualifikuar në finale të Superkupës së Spanjës. Bilbao kanë arritur që të rikthehen nga disavantazhi për të fituar dhe kualifikuar në finale të Superkupës së Spanjës, aty ku do të takohet me Real Madridin.

Teksa pjesa e parë u mbyll pa gola, në pjesën e dytë Atletiko doli i pari në epërsi, falë një autogoli të portierit Unai Simon, në minutën e 62-të.

Mbrojtësi Yeraj Alvarez barazoi shifrat në minutën e 77-të, teksa katër minuta më vonë mesfushori Niko Uiliams i kaloi në epërsi Bilbaon në minutën e 81-të.

Bilbao kështu arrin në finale të Superkupës dhe të dielën do të takohet me Real Madridin.

LEXO EDHE:

Back to top button