Portugalia, në fund “thyen” mbrojtjen e Maqedonisë

Në ndeshjen miqësore në Lisbonë, kombëtarja e Portugalisë në futsal, mundi kombëtaren Maqedonisë me 3-1, falë dy golave të shënuara në fund të takimit. Pjesa e parë u mbyll me barazim 1-1.

Koeljo solli epërsi në minutën e 19, ndërsa Ramadani, 2 minuta më vonë barazoi shifrat në 1-1. Ndeshja ishte gjatë kohë ishte e ekuilibruar, derisa Erik të sjell epërsi në minutën e 30-të, ndërsa në minutën e fundit të takomit, Matos vendosi rezultatin final, 3-1.

Të premtën, në orën 18.45, do të zhvillohet miqësorja e dytë mes këtyre dy kombëtaret. Kujtojmë se kombëtarja e Portugalisë përgatitet për Kampionatin Evropian , që nis më 16 janar.

LEXO EDHE:

Back to top button