" "
Skuadra e Maurisio Poketinjos ka shënuar fitore me rezultatin 4:0 në transfertë ndaj Reimsit. Goli i parë në këtë ndeshje u shënua në minutën e 44’ të takimit, nga Marko Verati.
Në pjesën e dytë, skuadra parieisene sihte më konkrete në sulm. Fillimisht, Serhio Ramos shënoi golin e parë me skuadrën e re dhe ishte minuta e 62’ kur spanjolli e dërgoi topin në rrjetë për 2:0. Autogoli i Fares në minutën e 67’ dhe goli i Danilo-s në minutën e 75’, nokautuan përfundimisht skuadrën e Reimsit.
Kjo fitore e çon Parisin në kuotën e 53 pikëve, 11 më shumë sesa vendi i dytë Nica, kurse Reims mbetet me 24 pikë në pozitën 14-të.








