VIDEO / Sevilja dëshpëroi në Austri dhe u përshëndet me Ligën e Kampionëve

" "

Përveç Barcelonës, e cila përjetoi një debakli në Munih, një tjetër skuadër spanjolle nuk arriti të kalojë fazën e grupeve në Ligën e Kampioëve. Në grupin jo aq tërheqës, të paktën kështu u karakterizua pas hedhjes së shortit, Sevilja përgatiti një zhgënjim të madh për tifozët e saj, pasi në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, humbi ndaj Salzburgut dhe në pranverë do t’i shohim në fazën e eliminimit në Ligën Europa.

Fitoren e madhe të skuadrës austriake e siguroi Okafor, me një gol në fillimin e pjesës së dytë, dhe në momentet kur Sevilla nuk kishte zgjidhje tjetër veç të sulmonte me të gjitha forcat, erdhi një goditje e re dhe kartoni i kuq për Xhordaninë, pas së cilës të gjitha shpresat e skuadrës spanjolle ranë në ujë. Ndonëse Salzburgu luajti më i tërhequr edhe pse kishte një lojtarë më shumënë terren dhe në kohë të njëjtë mbylli të gjitha sulmet e kundërshtarit, andaj djemtë e Zhulien Lopetegit nuk patën thuajse asnjë shans për sukses në këtë ndeshje.

 

Një befasi të madhe përgatiti skuadra e Lillës, e cila në transfertë mundi Volsburgun në Gjermani. Sulmuesi turk, Jillmaz, solli epërsi në minutën e 11-yë, ndërsa në pjesën e dytë David shtoi epërsinë, ndërsa Gomez shënoi golin e tretë për skuadrën franceze.

 

 

Trajneri gjerman, Ralf Ragnik, nis me barazim, qëndrimin e tij në stolin e Man. Junajtedit kundër Jang Bojsit. Grinvud solli epërsi për “Djajtë e Kuq”, ndërsa para përfundimit të pjesës së parë, Rider vendosi rezultatin përfundimtar.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button