Video shqetësuese: Pamje nga vrasja e gruas gjatë protestave në Kongresin amerikan

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihet se si qëllohet me armë zjarri gruaja që po protestonte brenda Kongresit amerikan.

Mediat amerikane po raportojnë se gruaja që u qëllua dhe u vra gjatë sulmit në Kongres ishte një veterane e Forcave Ajrore të SHBA-së. Ajo mendohet të jetë qëlluar pasi hyri në ndërtesë së bashku me protestuesit e tjerë.

Transmetuesi amerikan Fox5 foli me vjehrrën e gruas e cila tha që ajo kishte qenë një mbështetëse e Trumpit.

Policia e Uashingtonit thotë se katër njerëz kanë vdekur gjatë sulmit në ndërtesën e Kongresit. Përveç një gruaje të qëlluar nga policia, tre të tjerë vdiqën si rezultat i “urgjencave mjekësore”. Deri më tani, më shumë se 52 persona janë arrestuar – 47 prej tyre për shkelje të rregullave të izolimit.

Ndryshe, mbrem mbështetës të presidentit në largim, Donald Trump, sulmuan dhunshëm ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për të zhbërë fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

 

LEXO EDHE:

Back to top button