VIDEO / Spektakël me 5 gola në “Old Traford”, Ragnik në tribunë

Man. Junajted mposhti Arsenalin në “Old Traford”, në një ndeshje të ‘çmendur’ me rezultat 3-2. Emile Smith Rou kaloi mysafirët në epërsi me golin e realizuar në min e 13′, kur De Gea u ankua në lëndim (e lëndoi bashkëlojtari i tij i skuadrës , Fred). Krejt në fund të pjesës së parë, Bruno Fernandes shënoi për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë 1-1.

- Advertisements -

Pjesa e dytë ishte akoma më interesante, ku u shënuan edhe tre gola të tjerë. Fillimisht Kristiano Ronaldo realizoi në min e 52′ për të përmbysur epërsinë në 2-1. Por, vetëm dy minuta më vonë Martin Odegaard barazoi shifrat në 2-2 me golin e shënuar në min e 54′.

Ishte sërish Ronaldo ai që realizoi në min e 70′ nga penalltia për të vulosur rezultatin përfundimtarë 3-2.

 

 

Me këtë fitore, Man Utd ngjitet në pozitën e shtatë me 21 pikë, ndërsa Arsenali ka 23 pikë në pozitën e pestë.

LEXO EDHE:

Back to top button