VIDEO / Zyrtarisht, Stefon Kerri me më shumë 3 pikë të realizuara në NBA

Stefon Kerri është zyrtarisht pikëshënuesi më i suksesshëm në tentimet e sigurta për tre pikë, në historikun e NBA-s. Kerri realizoi pesë tre-pikësha në fitoren e Golden Stejt Uarriors ndaj Nju Jork Niks, duke realizuar 22 pikë në total. Basketbollisti 33-vjeçar kaloi rekordin historik të Rej Allenit, i cili e regjistroi 2,973 tentime të sakta për 3 pikë, ndërsa tani Kerri ka 2,977 tripikësha. Kerri këtë rekord e arriti në 511 ndeshje më pak të zhvilluara sesa Rej Allen, diçka që e bën edhe më të veçantë rekordin e tij, duke nënkuptuar që ka një mesatare shumë më të mirë për tre pikë sesa Rej Allen.

Ndryshe gjuajtja për të thyer rekordin erdhi me 7 minuta, 33 sekonda të mbetura në çerekun e parë, ndërsa Kerri realizoi nga distanca pas një pasimi nga Endrju Uiginsit. Ata bënë shpejt një faull dhe thirrën tajm aut, në mënyrë që Kerri të shijonte momentin.

“Ishte një moment i veçantë me siguri që unë e vlerësoj dhe do ta mbaj mend për pjesën tjetër të jetës sime, për sa i përket asaj se çfarë do të thotë për mua të kaloj Rej Alenin. Ai dhe Rexhi, djemtë që kam pritur të vijnë në lojë. Definitivisht e veçantë”, theksoi Kerri, pas këtij rekordi.

Ndërkohë pas ndeshjes, ai shkoi të përqafonte Allenin duke krijuar një moment emocionues në “Madison Square”.

LEXO EDHE:

Back to top button