Vrasja së dyfishtë në Fushë Topanë, MPB heton motivet

MPB heton motivet e vrasjes së dyfishtë që ndodhi mbrëmë në lagjen Fushë Topanë në Shkup. Në orën 02:35 minuta pas menate në polici është denoncuar se në bulevardin Brigada Maqedono-Kosovare ka pasur të shtëna armësh. Zyrtarët policorë në vendngjarje kanë gjetur një makinë “Citroen” me tabela të Shkupit dhe dy persona pa shenja jete. Urgjenca ka konstatuar vdekjen e personave të moshave 24 dhe 28 vjeç, që të dytë nga Shkupi. Policia ka gjetur gëzhoja nga plumba të pistoletës dhe pushkës automatike. Identiteti i viktimave është zbardhur, ndërsa policia është në kërkim të autorëve të vrasjes.

 

LEXO EDHE:

Back to top button