Zbulohet se kush ka shitur më shumë fanella në 2021

Gjiganti gjerman Bajern Munihu është skuadra që ka shitur më së shumë fanella gjatë vitit 2021.

Rezultatet janë llogaritur nga “Euromerica Sport Marketing”, të cilët janë të certifikuar nga FIFA, dhe ata zbuluan se Bajern Munihu shiti 3.2 milionë fanella vitin e kaluar në kontinent, më shumë se çdo klub tjetër futbolli.

Real Madridi doli në vendin e dytë, me 3 milionë fanella, i ndjekur nga Liverpuli me 2.4 milionë dhe Man. Junajtedi me 1.95 milionë.

Left to right: Real Madrid’s Lucas Vazquez, Karim Benzema, Luka Modric and David Alaba celebrate after scoring their side’s second goal during the Champions League group D soccer match between Shakhtar Donetsk and Real Madrid at the Olympiyskiy stadium in Kyiv, Ukraine, Tuesday, Oct. 19, 2021. (AP Photo/Efrem Lukatsky)

Juventusi është skuadra e vetme italiane në Top 10, duke u renditur në vendin e pestë pas shitjes së 1.42 milionë fanellave. “Zonja e Vjetër” ka mposhtur Barcelonën në vendin e gjashtë, me 1.34 milionë, pastaj fituesi i Ligës së Kampionëve, Çellsi shiti 1.31 milionë dhe Borusia Dortmundi me 1.18 milionë.

Juventus players celebrate after the Italian Serie A soccer match between Roma and Juventus at the Olympic stadium in Rome, Italy, Sunday, Jan. 9, 2022. Juventus won 4-3. (AP Photo/Alessandra Tarantino)

Paris Sen Zhermeni pa dyshim shënoi një rritje me ardhjen e Lionel Mesit, por megjithatë shiti vetëm 1.18 milionë fanella dhe Man. Siti ka shitur 1.087 milionë.

Me kufizimet e stadiumeve gjatë pandemisë, shitja e fanellave është bërë një nga flukset më të rëndësishme të të ardhurave për klubet evropiane.

LEXO EDHE:

Back to top button