Zekirja Ramadani, trajner i ri i Egnatia-s

Zekirja Ramadani, vetëm disa ditë pasi që ndërpreu bashkëpunimin me skuadrën e Prishtinës, do të drejtojë tjetër skuadër, por kësaj radhe në elitën e futbollit në Shqipëri. Ramadani do të drejtojë skuadrën e Egnatias, e cila gjendet në zonën e rrezikut në Superligën e Shqipërisë.

Pas dy disfatave radhazi, kundër Kukësit dhe Tiranës, drejtuesit e Egnatia-s shkarkuan trajnerin Gugash Maganin. Debutimi i Zekirja Ramadanit në stolin e Egnatias, pritet të jetë më 8 dhjetor, në transertë, kundër skuadrës së Skëndërbeut.

Kujtojmë se Raamadani më parë ishte trajner i FC Shkupit, Flamurtarit nga Vlora, Trepçës 89, Feroniklit, dhe së fundit Prishtinës.

LEXO EDHE:

Back to top button