Zhvillon ndeshjen me dy vida në dorë!

Në gjysmëfinalen e madhe të Superkupës së Spanjës, Reali mundi Barcelonën me rezultat 3-2 pas kohës shtesë, ndërsa një nga temat e madha në bisedimet mes tifozëve të klubit katalanas është mbrojtësi uruguaian Ronald Arauho. Në internet janë shfaqur disa fotografi ku shihet dora e tij, të cilin e ka operuar vetëm disa ditë para “El Clasico”. Arauho edhe pse mund të ishte në pushim, mësohet se ai ka insistuar të luajnë ndeshjen kundër Real Madridit edhe pse kishte dy vida në dorë.

Një numër i madh i tifozëve janë befasuar nga stafi profesional i Barcelonës i drejtuar nga Çavi se si e lejuan Arauhon të luante.

Mediat spanjolle shkruajnë se në rast të një rënieje pak më të rëndë, ai do të mund të kishte rënduar dëmtimin e dorës dhe të rrezikonte një operacion të ri korrigjues.

LEXO EDHE:

Back to top button