Huliganët turq e godasin portierin serb me sende të forta

Sërish telashe për portierin serb të Seviljas Marko Dmitroviç. Në raundin paraardhës të Ligës Europa, gardiani u sulmua në fushë nga një tifoz i PSV Aindhovenit, ndërsa tashmë numrin një të portës së spanjollëve e goditën me çakmak.

Në ndeshjen mes Fenerbahçes dhe Sevilja-s, me rezultatin që ishte në shifrat 1-0 në favorin e vendasve, disa huliganë turq hodhën sende të forta në fushë. Ishte një çakmak që dëmtoi gardianin serb të cilit iu desh ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor.

Dmitroviç pati edhe gjakderdhje në kokë megjithatë ia doli të vazhdonte ndeshjen deri në fund.

LEXO EDHE:

Back to top button