Hulumtim: Çfarë e ndot më së shumti ajrin në Shkup– ja rezultatet

Hulumtim: Çfarë e ndot më së shumti ajrin në Shkup– ja rezultatet

Profesori në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, Dejan Mirakovski, në emisionin “360 gradë” në Alsat prezantoi rezultatet e hulumtimit i cili përcakton burimet kryesore të ndotjes në kryeqytet.

Sipas tij, burimi kryesor janë shkarkimet që çlirohen gjatë ngrohjes së objekteve.

“Gjatë verës nuk e kemi fare ose ka shkarkime të caktuara, të zbuluara nga djegia në natyrë. Ato ndodhin në muajt e pranverës dhe fillimit të verës. Është djegia e kashtës dhe mbeturinave të kopshtit nëpër oborre. Gjatë dimrit dominojnë emetimet nga djegia e biomasës (druri), nga 35-60 për qind. 10-15 për qind është nga djegia e naftës dhe mazutit, që ka të bëjë me ngrohjen”, tha prof. Mirakovski./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button