Hulumtim i ri: Cili djath është më i shëndetshmi? Kjo është zgjedhja numër 1

Djathi ka një histori të pasur të kuzhinës dhe njerëzit e kanë prodhuar për më shumë se 4000 vjet . Sot ka 2000 lloje, ndaj është logjike të pyesim: cili është djathi më i shëndetshëm?

Studimet e hershme konfirmuan një lidhje midis marrjes së lartë të yndyrave të ngopura nga produktet e qumështit dhe rritjes së rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, produktet e qumështit me yndyrë të plotë mund të mos jenë aq të pashëndetshëm sa mendohej më parë, sipas hulumtimit të fundit.

Një përmbledhje e studimeve të vitit 2023 arriti në përfundimin se djathi është “i pasur me lëndë ushqyese” dhe ka “përfitime neutrale deri në mesatare për shëndetin e njeriut”.

– Edhe pse përmban yndyra të ngopura, djathi përmban lëndë ushqyese të dobishme si proteina dhe kalcium – thotë dietologia Natalie Rizzo për “Today”.

Për shembull, një fetë çedar ka pesë gram yndyrë të ngopur, por edhe shtatë gram proteina dhe siguron 14 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të kalciumit . Përveç kësaj, djathi përmban vitamina A dhe B. Cili djath është më i shëndetshëm?

– Do të thosha se zgjedhja më e shëndetshme është djathi i freskët. Ai përmban më pak yndyrë të ngopur dhe më shumë proteina se shumica e djathrave të tjerë – vë në dukje Rizzo.

Gjysmë filxhani djathë i freskët me pak yndyrë ka:

– 90 kalori
– 12 gram proteina
– 2,5 gram yndyrë
– 5 gram karbohidrate
– 125 miligram kalcium (10 për qind e vlerës ditore)

Në vend të dytë janë djathërat e butë si rikota ose mocarela , të cilët janë bërë nga qumështi me pak yndyrë ose i skremuar, kështu që kanë më pak yndyrë të ngopur dhe në përgjithësi janë më të shëndetshëm.

– Djathërat e fortë si parmixhani, çedar dhe zviceran janë natyrisht më të ulët në laktozë, kështu që njerëzit që janë të ndjeshëm (jotolerant) ndaj laktozës mund të përfitojnë nga zgjedhja e këtyre produkteve.

– Në përgjithësi, çdo djathë është i mirë në moderim, dhe përmbajtja ushqyese ndryshon vetëm pak midis varieteteve – thotë Rizzo.

LEXO EDHE:

Back to top button