Hulumtimet kanë treguar se cili lloj i pijes lidhet me tullacitetin mashkullor

Hulumtimet kanë treguar se cili lloj i pijes lidhet me tullacitetin mashkullor

Një numër në rritje i meshkujve po përjetojnë rënie të flokëve dhe hulumtimet e reja kanë vërtetuar se konsumimi i tepërt i pijeve me sheqer është i lidhur me tullacitetin mashkullor.

Hulumtimi u krye nga shkencëtarët nga Universiteti Tsinghua në Pekin, dhe rezultatet u publikuan më 1 janar në revistën profesionale Nutrients. Tullaciteti është pothuajse 30 herë më i zakonshëm tek meshkujt që pinë një pije të gazuar, lëngje ose kafe ose çaj tepër të ëmbëlsuar çdo ditë.

Ata që konsumojnë më shumë se një pije me sheqer në ditë kanë 42% më shumë gjasa të përjetojnë rënie të flokëve sesa ata që nuk pinë pije me sheqer.

Sigurisht, pijet me sheqer nuk janë faktorët e vetëm pas rënies së flokëve. Shëndeti mendor dhe gjenetika gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm, por duhet të kujdeseni për dietën tuaj. Zvogëloni ushqimet e skuqura dhe përfshini më shumë perime në vaktet tuaja.

Si kujtesë, Shoqata Ndërkombëtare për Kërkimin e Qelizave Staminale në Los Anxhelos deklaroi në vitin 2019 se në të ardhmen, qimet natyrale do të merren nga qelizat staminale.

“Ky është një përparim i vërtetë në zhvillimin e terapive celulare kundër rënies së flokëve dhe në fushën e mjekësisë rigjeneruese”, tha në atë kohë Dr. Alexey Terskikh.

LEXO EDHE:

Back to top button