Hulumtimi: Nevoja në rritje e AI për energji elektrike mund të përshpejtojë ndryshimet klimatike
Hulumtimi: Nevoja në rritje e AI për energji elektrike mund të përshpejtojë ndryshimet klimatike
Inteligjenca ARTIFICIALE (AI) konsumon aq shumë energji saqë qendrat e të dhënave për të zhvilluar teknologjinë në Evropë pritet të kenë nevojë për pothuajse tre herë më shumë energji deri në vitin 2030, sipas një studimi të publikuar sot.
Studimi, i publikuar nga firma konsulente McKinsey, zbuloi se kërkesa për energji elektrike parashikohet të kalojë 150 teravat-orë (TWh) deri në vitin 2030 nga 62 TWh sot.
“Nevoja në rritje e inteligjencës artificiale për energji elektrike mund të përshpejtojë ndryshimet klimatike”
Kjo do të thotë se rreth 5 për qind e konsumit total të energjisë në Evropë do të shkojë për inteligjencën artificiale, ndërsa aktualisht konsumon rreth 2 për qind, thuhet në studim.
Sipas studimit, nevoja në rritje e inteligjencës artificiale për energji elektrike mund të përshpejtojë ndryshimet klimatike nëse nuk mundësohet nga burime të rinovueshme të energjisë.
Lëndët djegëse fosile ende ofrojnë një pjesë të madhe të energjisë elektrike për qendrat e të dhënave
Aktualisht, pjesa më e madhe e energjisë elektrike për qendrat e të dhënave ende vjen nga lëndët djegëse fosile.
“Kërkesa në rritje për energji elektrike të pastër sjell sfida të rëndësishme,” tha për dpa partneri i McKinsey, Diego Hernandez Diaz.
Burimet e besueshme të energjisë janë të disponueshme vetëm në një masë të kufizuar, vëren ai. Përveç kësaj, ka pengesa në disponueshmërinë e punëtorëve të kualifikuar.
Studimi tregon gjithashtu se kërkesa shtesë për energji elektrike të gjelbër kërkon investime të mëdha në burimet e rinovueshme të energjisë.