Sëmundjet tek meshkujt, urologët këshillojnë kontrolle më të shumta

Sëmundjet tek meshkujt, urologët këshillojnë kontrolle më të shumta

Gazetare: Ilmie Zhaku

Muaji nëntor është muaji I vetëdijesimit për shëndetin tek meshkujt. Të shumta janë sëmundjet që mund të shfaqen tek meshkujt, siç është kanceri në testikuj dhe sëmundjet e prostatës, prandaj mjekët apelojnë për kontrolle më të shpeshta.

Urologu Ylber Ademi në emisionin Ditë e Re në Alsat, me moderatoret Era Gjakova dhe Valdeta Ismaili, u shpreh se më herët kontrollet për sëmundjet e meshkujve kanë qenë tabu, ndërsa viteve të fundit kjo gjë ka ndryshuar dhe vetëdija tek meshkujt për sëmundje e ndryshme viteve të fundit është rritur.

“Kur isha në fillim të specializimit, popullata nuk e dinte edhe terminin prostatë çka është nuk e dinin se është një organ mashkullor dhe se operohet. Mirëpo dalëngadalë emancipimi i meshkujve në aspektin shëndetësor dita ditës rritet. Kjo ka qenë ehe tabu temë, turpi, frika këto kanë qenë ata që e kanë stagnu e kanë ndal mashkullin që të kërkojë ndihmë ose të kontrollohet. Kohën e fundit e shoh se vet kërkojnë të vinë në kontroll”,  tha Ademi.

Shoqata e urologëve në Maqedoninë e Veriut, realizoi një marsh më datë 1 nëntor, dhe qëllimi i marshit është vetëdijesimi për sëmundjet e ndryshme që shfaqen tek meshkujt dhe rritja e vetëdijes. Ademi theksoi se sëmundjet e prostatës mund të vërehen vetëm përmes analizave laboratorike, andaj urologët këshillojnë që meshkujt të bëjnë kontrolle më të shpeshta, sidomos kur vërejnë simptoma të hershme.

“Zbulimi i hershëm i karcinomeve mund të shpëtojë jetë, s’do të thotë se kam karcinom dhe shkova, përkundrazi sa më herët të zbulohet, gjasat për mbijetesë, për jetë të mirë janë shumë reale dhe të mëdha”, u shpreh Ademi në emisionin Ditë e Re.

Ademi shtoi se duhet t’ju jepet më shumë rëndësi kontrolleve sistematike, kryesisht kontrollet sistematike që bëhen në institucione kohë pas kohe, si dhe të shtohen këto kontrolle, sepse vetëm në atë mënyrë rriten gjasat për të zbuluar sëmundjet malinje në kohë. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button