Noizy dorëzohet në polici
Noizy dorëzohet në polici
Artisti shqiptar, Noizy, ka dorëzuar veten tek organet e rendit në Kosovë, disa muaj pas sherrit të bujshëm që ndodhi në një diskotekë në Pejë.
Këngëtari është paraqitur në stacionin e policisë në Pejë, ku është pranuar për t’u përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Sipas informacionit nga autoritetet, Prokuroria është duke përgatitur masën e ndalimit për 48 orë ndaj Noizyt, për t’u mundësuar hetimet e mëtejshme.
Ngjarja që ka shkaktuar përplasjen ka ndodhur më 8 gusht të këtij viti, kur Noizy, së bashku me DJ Crax, është akuzuar për përfshirje në një incident fizik në një lokal në Pejë.
Pas këtij sherri, autoritetet shqiptare kishin lëshuar një urdhërarresti për të dy artistët, duke i kërkuar atyre të paraqiten për t’u marrë në pyetje.
Më pas, më 16 gusht, Gjykata e Durrësit ka vendosur të lirojë Noizyn nga paraburgimi, pasi ai ofroi një garanci pasurore prej 50.000 eurosh, e cila i mundësoi të qëndronte i lirë deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
“Po, mund t’ju konfirmoj se është dorëzuar sot në polici rreth orës 10;30, së bashku me avokatin e tij. I njëjti ka qenë në kërkim nga policia per veprën penale lëndim i rëndë trupor”, ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.