Ekziston mundësia që sasia e plastikës në oqeane të jetë shumë më e ulët se sa supozohej në dy dekadat e fundit, domethënë të arrijë në rreth 3.2 milion ton, dhe jo nga 50 në 300 milion ton, siç supozohej më parë.
Siç raporton “Dutch Times”, një nga përfundimet e arritura nga studiuesit e Universitetit të Utrehtit është se shumë më tepër plastikë mbetet në lumenj dhe shumë më pak arrin në oqeane. Ata i bazuan llogaritjet e tyre në më shumë se 20,000 lokacione, ku kryen matje.
Vlerësimet e mëparshme të sasisë së plastikës në oqeane bazoheshin kryesisht në shifrat zyrtare për sasinë e plastikës së prodhuar në vit, që është rreth 400 milionë tonë ose gjithsej 10 miliardë tonë që nga vitet 1950, nga të cilat vetëm gjashtë për qind riciklohen dhe ripërdoren.








