Humb jetën një grua në autostradën Lezhë-Laç

Humb jetën një grua në autostradën Lezhë-Laç

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Laç-Lezhë afër mbikalimit të Patokut.

Viktima është një grua ende e pa identifikuar, e cila dyshohet të ketë kaluar rrugën ku është përplasur nga një automjet duke e lënë të vdekur në vënd.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi u ngjarjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar për shkaqet e këtij aksidenti dhe bërë të mundur identifikimin e viktimës.

Kjo autostradë mbetet problematike nga këmbësoret, të cilët bëjnë manovra të gabuara duke u munduar të kalojnë autostradën nga njëri krah në tjetrin, ndonëse pak metra më tutje ndodhet edhe mbikalimi ku mund të lëvizin.

Viktima e ditës së sotme humbi jetën vetëm pak metra larg mbikalimit.

LEXO EDHE:

Back to top button