Humbja e dytë radhazi për Klivlendin, fiton LA Lejkers

Humbja e dytë sezonale për Klivlendin, që u mund në fushën e tij 135-124 nga Atlanta, në një ndeshje spektakolare. 7 lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Donovan Mitçellit për “Kavaliers”.
Pas tri humbjesh rikthehet te fitorja ekipi i Los Anxhelos Lejkers, që mundi 119-101 San Antonio. Një lojë e mirë kolektive e ekipit kalifornian, me Kneht që realizoi 20 pikë.
Humbet ekipi i Golden Stejtit, që u mund 105-101 nga Oklahoma, që qëndron në vendin e parë në Perëndim. Nuk zhgënjen ekipi i Dallasit, që mundi 129-114 Nju Jorkun, ndeshje ku të gjithë titullarët e ekipit teksan realizuan mbi 12 pikë.
Fiton edhe Denveri me 122-103 ndaj Juta Xhaz, ku protagonist ishte Nikolla Jokiç me 30 pikë e 10 kërcime.
NBA-Rezultatet
Sharlot – Majami, 94-98
Klivlend – Atlanta, 124-135
Indiana – Portland, 121-114
Orlando – Çikago, 133-119
Filadelfia – Hjuston, 115-122
Uashington – LA Klipers, 96-121
Dallas – Nju Jork, 129-114
Memfis – Detroit, 131-111
Minesota – Sakramento, 104-115
Nju Orlins – Toronto, 93-119
San Antonio – LA Lejkers, 101-119
Feniks – Bruklin , 117-127
Juta Xhaz – Denver, 103-122
Golden Stejt – Oklahoma, 101-105