Humbje e dytë radhazi për Los Anxhelos Lejkers

Humbja e dytë radhazi në po kaq ndeshje të luajtura në kampionat për Lakers, që u mundën 103-97 nga Klipers në debin e Los Anxhelos. Një ndeshje me rivalitet gjatë gjithë kohës, vendosur vetëm në fundin e saj.

Vendimtar stoli i Klippersave, nga ku erdhën 43 pikë, duke mos patur një lider në fushë, por kolektivitet. Te Lakers u dalluan Ualker me 26 pikë, Dejvis me 25 e James me 20 pikë, por që s’mjaftuan, pasi pjesa tjetër e skuadrës ishte në heshtje.

Debuton me fitore në NBA skuadra e Milluokit, që mundi 90-88 në sekondat e fundit Filadelfia. Xhejms Harden realizoi 31 pikë, por që s’mjaftuan për Filadelfia për të fituar, ndërsa për Bucks u dallua Giannis me 21 pikë e 13 kërcime.

LEXO EDHE:

Back to top button