Humels pas finales në Ligën e Kampionëve, largohet drejt Italisë

Finalja ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve do të jetë e fundit për Mats Hummels me fanellën e Borusia Dortmundit. Ky i fundit do të largohet nga “Signal Iduna Park” si lojtar i lirë, ndërsa e përditshmja gjermane “Bild” raporton se e ardhmja e tij pritet të jetë Serie A. Aty ku do e mirëprisnin krahëhapur Milani dhe Juventusi.

Dy destinacione perfekte për Humellsin, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur në Bundesliga.

Mbrojtësi shtatgjatë pati sezon tejet të mirë në aspektin individual, por as kjo nuk mjaftoi të merrte një ftesë nga kombëtarja gjermane për Euro 2024.

LEXO EDHE:

Back to top button