Vazhdojnë reagimet e zyrtarëve serb lidhur me votimin e rezolutës për Srebrenicën në OKB

Vazhdojnë reagimet e zyrtarëve serb lidhur me votimin e rezolutës për Srebrenicën në OKB

Gazetare: Ajnur Bafqari

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është shprehur i zhgënjyer nga Maqedonia e Veriut, për faktin që votoi “pro” rezolutës së Kombeve të Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Vuçiq tha se Maqedonia e Veriut e ka goditur më fort se Mali i Zi, ndërsa përshëndeti vendimin e Greqisë që të votojë e përmbajtur.

“Maqedonia e Veriut më goditi fort. Unë kam investuar më së shumti në marrëdhëniet me vëllezërit tanë maqedonas, por kjo nuk ishte e drejtë. Doli që Greqia ka më shumë shtyllë se Shkupi. Më ka neveritur sjellja e Malit të Zi lidhur me rezolutën. Nuk më zhgënjeu sepse prisja që të votonte ‘pro’. Por Maqedonia e Veriut më goditi më fort se Mali i Zi”, tha Aleksandar Vuçiq, President I Serbisë.

Rezolutën e propozuar nga Gjermania dhe Ruanda, në votimin e së enjtes e mbështetën 84 vende të OKB-së, mes të cilave të gjitha republikat e ish Jugosllavisë. Më tej, 19 shtete ishin kundër dhe 68 të përmbajtur.
Në këtë rezolutë, Serbia nuk përmendet si fajëtore dhe as nuk përmendet populli serb.

“Rezoluta dënon pa rezerva çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si një ngjarje historike, si dhe veprime që lavdërojnë ata që janë dënuar nga gjykatat ndërkombëtare për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë”, thuhet në Rezolutë.

Kujtojmë se kjo rezolutë i referohet 11 korrikut të 1995-tës, kur forcat sërbe u futën në Srebrenicë, e cila atëherë ishte nën mbrojtje të veçantë të OKB-së, dhe vranë më shumë se 8000 burra dhe djem myslimanë./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button