Hungaria ka bllokuar një direktivë të Bashkimit Evropian

Hungaria ka bllokuar një direktivë të Bashkimit Evropian

Hungaria ka bllokuar një direktivë të Bashkimit Evropian që do të vendoste një taksë minimale prej 15 për qind për korporatat shumëkombëshe, duke argumentuar se taksa do t’i jepte një “goditje të ulët” konkurrencës evropiane dhe do të rrezikonte vendet e punës.

Ky vendim do të zbatohej për kompanitë e mëdha me të ardhura vjetore mbi 750 milionë euro, raporton euronews.

Reforma tatimore është pjesë e një marrëveshjeje globale të arritur vitin e kaluar në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Ajo u mbështet nga 136 vende, të cilat përbëjnë më shumë se 90 për qind të GJDP-së globale. Është vlerësuar se reforma do të gjenerojë më shumë se 140 miliardë euro të ardhura shtesë çdo vit.

“Evropa është në telashe mjaft të mëdha pa një taksë minimale globale. Ne nuk mbështesim rritjen e taksave për kompanitë hungareze dhe nuk jemi të gatshëm të vëmë në rrezik biznesin tonë”, njoftoi ministri i Jashtëm hungarez, Peter Sijarto.

Sijarto i tha gjithashtu Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken se një taksë 15 për qind do të “do të thoshte një tjetër goditje e ulët për konkurrencën evropiane” në mes të luftës në Ukrainë, edhe nëse marrëveshja do të zbatohej globalisht, jo ekskluzivisht në Evropë.

Hungaria aktualisht ofron një normë të tatimit mbi të ardhurat e korporatave prej 9 për qind, më e ulëta në BE.

Hungaria, Estonia dhe Irlanda fillimisht kundërshtuan marrëveshjen e OECD, e cila synon të rivendosë një fushë loje të barabartë midis kombeve pas vitesh konkurrence.

Të tre vendet më vonë dhanë garanci, duke përfshirë një periudhë të gjatë tranzicioni 10-vjeçare. Megjithatë, pavarësisht nga kushtet më të favorshme, Hungaria ka vendosur të bllokojë direktivën e BE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button