Pas sulmeve kibernetike në Rusi, Putin mban “fjalimin e rëndësishëm”: Perëndimi fajtor për krizat në botë

Pas sulmeve kibernetike në Rusi, Putin mban “fjalimin e rëndësishëm”: Perëndimi fajtor për krizat në botë

Presidenti rus, Vladimir Putin më në fund ka mbajtur fjalimin e reklamuar si “jashtëzakonisht të rëndësishëm” pasi për një kohë ishte shtyrë shkaku i sulmeve kibernetike në Rusi.

Ai filloi duke përshëndetur pjesëmarrësit dhe të ftuarit në një forum që po mbahet, “në një kohë të vështirë për të gjithë komunitetin botëror”.

“Ekonomia, tregjet dhe vetë parimet e sistemeve ekonomike globale janë kërcënuar”, tha Putin, raporton bbc.

“Shtetet e Bashkuara shpallën fitoren në Luftën e Ftohtë, ashtu si Londra, dhe më vonë e menduan veten si perënditë në planetin Tokë, të cilët nuk kanë detyrime, por vetëm interes”, tha i pari i shtetit rus.

Ai tha se Bashkimi Evropian po humbte konkurrencën globale për shkak të sanksioneve që kishte vendosur ndaj Rusisë.

“Politikanët evropianë i kanë dhënë një goditje të rëndë ekonomisë së tyre me lëvizjet”, tha ai.

“Humbjet direkte të Bashkimit Evropian vetëm nga çmenduria e sanksioneve mund të kalojnë 400 miliardë dollarë në vit”, tha Putin, duke shtuar se kostot do të përballohen nga qytetarët.

Ai parashikon se Evropa do të përkeqësojë më tej pabarazinë dhe se, si rezultat, do të ketë një përçarje në shoqëri. Ai tha se Evropa kishte bërë gabime ekonomike. Sipas tij, kjo do të çojë në një shpërthim radikalizmi dhe në të ardhmen në një ndryshim të elitave politike në BE.

Ai tha se Bashkimi Evropian e ka humbur sovranitetin politik, se elitat burokratike po kërcejnë në melodinë e dikujt tjetër, duke dëmtuar popullsinë e tyre, interesat reale të evropianëve dhe biznesit kombëtar po neglizhohen dhe shtyhen mënjanë, transmeton Telegrafi.

“Politika e pasuksesshme e energjisë ka kontribuar në rritjen e çmimeve në Evropë. Rusia nuk kishte të bënte me rritjen e çmimeve të energjisë, karburanti filloi të rritej shumë përpara operacionit special”, tha Putin.

Presidenti rus njoftoi se është e mundur që Rusia të jetë në gjendje të rrisë ndjeshëm eksportet e ushqimit dhe plehrave, dhe vëllimi i rezervave të grurit sezonin e ardhshëm mund të rritet në 50 milionë tonë.

Putin tha se ka disa opsione për eksportimin e grurit ukrainas menjëherë, por vetëm autoritetet e Kievit do të vendosin se si ta bëjnë këtë. Ai tha gjithashtu se ata “nuk duhet të përqendrohen te pronarët e tyre në anën tjetër të oqeanit”.

I pari i shtetit rus kundërshtoi Perëndimin për “dërgimin e armëve në Ukrainë dhe financimin e rusofobisë në vend”.

Ai tha se beson se sanksionet perëndimore hapin mundësi të reja për vendin.

Sipas Putin, ideja e sanksioneve perëndimore është ndërtuar mbi supozimin e rremë se ekonomia ruse nuk është sovrane.

“Të gjithë ata që vazhdojnë të punojnë me Rusinë janë nën presionin e vendeve dhe Evropës, duke u përballur me kërcënime të drejtpërdrejta. Megjithatë, Rusia do të vazhdojë të komunikojë me kompanitë perëndimore që bashkëpunojnë me Moskën, pavarësisht presionit”, tha i pari i shtetit rus.

Në fjalën e tij, 69-vjeçari pohoi se “në sajë të teknologjisë së lartë, Rusia ka armë hipersonike, të cilat ende nuk janë zhvilluar në botë”.

Presidenti rus është i bindur se rregullat e rendit të ri botëror do të vendosen nga “shtete të forta, sovrane që nuk ndjekin rrugën e vendosur nga dikush”.

LEXO EDHE:

Back to top button