Hurkaç, befasi më e madhe e raundit të parë

Befasi e ditës së pare në turneun Grand Slam në Uimbëlldon është eliminimi i polakut Hubert Hurkaç, numrit 7 në botë, që u mund 3-2 nga spanjolli Alejandro Fokina. Ky i fundit, në raundin e dytë, do të përballet me Jirzhi Veselin, që mundi argjentinasin Federiko Koria me 3-0 në sete. Tenisti serb Novak Gjokovic fitoi me 3-1 (6-3, 3-6, 6-3, 6-4) ndaj koreanit S.Kvon, në një ndeshje ku serbi bëri edhe disa gabime, duke humbur një set. Po 3-1 fitoi edhe britaniku Endi Marej, që mposhti neozelandezin J. Dakuort (4-6, 6-3, 6-2, 6-4). Pas një maratone që zgjati më shumë se 4 orë, fiton spanjolli Karlos Alkarez, numri 5 në botë, që mundi 3-2 gjermanin Struff. Nuk zhgënjen as italiani Janik Siner, që mundi 3-1 ziceranin Vavrinka, ndërsa numri 3 në botë, norvegjezi Kasper Rud, mposhti 3-0 spanjollin Ramos Vinolas.

Ndërkohë në konkurencën e femrave, Ema Radukanu, me 2-0 në sete eliminoi belgen Alison Van Ujtvank. Fitore shënuan edhe Kava, Garsia, Niemejer, Kontavejt, Peri, Huan, Kirsten, Koçareto, Hotama, dhe Li, ndërsa pran rezultatit 1-1 në sete dhe 4-2 në geme për Martensin, ndeshjen e dorëzoi tenistja nga Kolumbia, Osorio.

LEXO EDHE:

Back to top button