Hynë në librin Guiness qenët që detektojnë 28 sëmundje të ndryshme
Hynë në librin Guiness qenët që detektojnë 28 sëmundje të ndryshme

Shoqata “Medical Detection Dogs” e cila vepron në pjesën juglindore të Britanisë së madhe, ka hyrë në librin botëror Guiness për trajnimin e qenve për detektimin e 28 sëmundjeve të ndryshme përmes shqisës së të nuhaturit. Ndër tjera, kjo shoqatë arrin t’i mësojë qentë të detektojnë sëmundjen e parkinsonit, Covid19, kancerin e prostatës, astmën, sheqerin në gjak, epilepsinë etj. Punonjësit në këtë shoqatë thonë se janë tepër të entuziazmuar që kanë arritur këtë sukses, i cili mbi të gjitha ndihmon pacientët në detektimin e hershëm të 28 sëmundjeve të ndryshme. Ndryshe, shqisa e nuhatjes tek qentë është midis 10,000 dhe 100,000 herë më e aftë se ajo e njeriut. Qentë kanë 300 milion receptorë të nuhatjes, të cilat tek njerëzit janë vetëm 6 milion.