Hysni Gucati dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim

Hysni Gucati dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës e ka dënuar Hysni Gucatin me 4 vjet e gjysmë burgim duke e llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Në fjalën e tij, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, tha se në emër të popullit të Kosovës dhe duke marrë parasysh të gjitha provat dhe argumentet e palëve, Hysni Gucati, shpallet i pafajshëm për akuzën e hakmarrjes ndërsa shpallet fajtor për pikat tjera, si pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë dhe zbulim të identitetit apo të dhënave personale.

Më poshtë gjeni fjalën e plotë të kryetarit të të trupit gjykues:

Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara në aktgjykim dhe duke marrur parasysh të gjitha provat dhe argumentet e palëve, trupi gjykues në bazë të neneve 43 dhe 44 të ligjit dhe rregullave 158, 159, 163 dhe 165 të rregullores iu shpall ju z. Gucati, fajtor për:
1. Pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet kërcënimit të rëndë sipas nenit 15 paragrafi 2 dhe 16 paragrafi 3 të ligjit dhe neneve 17, 31 dhe 401 paragrafi 1 dhe 5 të Kodit Penal të Kosovës.

2. Pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet pjesëmarrjes në veprime të përbashkëta të një grupe sipas neve 15 paragrafi 2 dhe 16 paragrafi 3 të ligjit dhe neneve 17 dhe 401 paragrafi 2, 3 dhe 5 të Kodit Penal të Kosovës.

3. Frikësim gjatë procedurës penale sipas neneve 15, paragrafi 2 dhe 16 paragrafi 3 të ligjit dhe neneve 17, 31 dhe 387 të Kodit Penal të Kosovës.

4. Shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të informacioneve të fshehtë, nxjerrë në procedura zyrtare, sipas nenit 15, paragrafi 2 dhe 16, paragrafi 3 të ligjit dhe neneve 17, 31 dhe 392 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës.

5. Shkelje e fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të identitet dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur, sipas neneve 15, paragrafi 2 dhe 16 paragrafi 3 të ligjit dhe neneve 17, 31, 392 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit Penal të Kosovës.

Trupi Gjykues ju shpall të pafajshëm për pikën katër, hakmarrje.

Trupi gjykues ju dënon me një dënim prej katër vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim dhe një gjobë prej 100 euro”.

LEXO EDHE:

Back to top button