I bërtiti djalit 13-vjeçar që e kapi duke pirë cigare, arrestohet burri në Istog

I bërtiti djalit 13-vjeçar që e kapi duke pirë cigare, arrestohet burri në Istog

Një burrë në Istog ka përfunduar në prangat e Policisë mbrëmë, pasi u denoncua nga bashkëshortja e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje, mirëpo viktimë nuk është vetë ajo.

Ajo ka deklaruar në Polici se burri i saj e ka gjetur djalin e tyre të mitur duke pirë cigare e më pas i kishte bërtitur atij.

Njësitet policore kanë shoqëruar në stacion edhe 13-vjeçarin me nënën dhe axhën e tij, e po ashtu edhe babai i cili u intervistua në cilësinë e të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

LEXO EDHE:

Back to top button