Tragjedi ajrore në Kroaci – rrëzohet avioni, humbin jetën të paktën 4 persona
Si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël në Kroaci, mbetën të vdekur të paktën 4 persona. Avioni u rrëzua pranë Medulin, një qytet në gadishullin e Istrias. Agjencia zyrtare e lajmeve HINA raportoi se ishte një aeroplan gjerman që u ngrit nga Austria. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë rrënojat e aeroplanit në një fushë dhe policinë dhe zjarrfikësit në vendngjarje. Piloti vendas Nijaz Delic tha për mediat vendase se aeroplani “u rrotullua në ajër dhe u rrëzua në tokë”.









