Atraksion i ri në Kopshtin Zoologjik – breshkat afrikane me shtëpi të re
Sot në Kopshtin Zoologjik u hap habitat i ri për breshkat afrikane – suoka, i ndërtuar sipas standardeve më të larta për mbrojtjen e tyre. Për herë të parë ato do të jenë të disponueshme për vizitorët gjatë gjithë vitit, dhe jo vetëm në periudhën verore. Projekti është realizuar me mbështetjen e Flex Kredit, si pjesë e platformës së tyre “Më shumë se financa”.
„ Kjo është nisma jonë e parë që e realizuam së bashku me ekipin e kopshtit zoologjik dhe nisma të tilla do të vazhdojmë t’i realizojmë edhe në të ardhmen, kjo për ne ishte një sfidë e madhe, për shkak se kjo nuk do të jetë e mjaftueshme vetëm për kopshtin zoologjik, por do të jetë ideale për të gjithë vizitorët që vijnë. “ – Tina Tërpkovska, drejtoreshë e marketingut e grupacionit Flex 1840.









