I keni larë flokët dhe ju duken sërish pis: Sekretet që na zbulojnë parukierët

I keni larë flokët dhe ju duken sërish pis: Sekretet që na zbulojnë parukierët

I keni larë flokët por nuk jeni të kënaqur me pamjen e tyre?

A e dini se një sondazh tregoi se deri në 93 për qind e femrave janë të pakënaqura me flokët e tyre dhe më mirë do t’i “tregtonin” me shoqen e tyre më të mirë? Flokët janë një nga avantazhet kryesore të bukurisë. Shikimi në pasqyrë të jep një kënaqësi që të gjithë e meritojnë ta kenë, por një model flokësh kërkon një kujdes dhe vëmendje. Nuk ka asnjë grua që nuk dëshiron të ketë flokë të rregulluar dhe me shkëlqim, por ka një problem që e shqetëson më së shumti – ato ndoten dhe yndyrohen shpejt.

Edhe mënyra se si i lani flokët mund të ndikojë në rezultatin e padëshiruar. Këto janë disa nga gabimet më të zakonshme për të cilat parukierët flasin rrallë:

Një larje me shampo

Edhe nëse parukierja ju larë me shampo tre herë, ju përsëri e keni zakon ta bëni një herë. Megjithatë, ky është një nga problemet kryesore që gratë nuk e njohin. Për të pastruar plotësisht lëkurën e kokës dhe flokët, duhet të lani dy herë shampo – e para heq papastërtitë dhe mbetjet nga produktet e stilimit dhe e dyta heq sebumin nga lëkura.

Ujë të ngrohtë

Parukierët e dinë se uji i nxehtë stimulon prodhimin aktiv të sebumit, për këtë arsye ata përpiqen të përdorin ujë të vakët dhe të ftohtë. Temperatura e lartë e than lëkurën dhe gjëndrat dhjamore punojnë më aktivisht. Shmangni larjen me ujë të nxehtë dhe gjithmonë shpëlani flokët tërësisht. Mënyra më e mirë është të ndani flokët në dy pjesë dhe të lani secilën pjesë veç e veç.

Erë

Era e pakëndshme e flokëve tuaj të jep përshtypjen se janë të ndotur. Arsyet mund të jenë të shumta. Flokët përbëhen nga proteina, e cila i bën më të depërtueshëm dhe thithin më lehtë aromat. Mund të thithë gjithçka – erën e smogut, spërkatjes, skarës, por tymi i duhanit është më i lehtë për t’u thithur. Aromën e pakëndshme mund ta largoni me Iqos, një alternativë më e mirë sesa të vazhdoni të pini cigare. Ju do të mund të shijoni një dhomë pa tym, hi dhe me erëra më pak të pakëndshme se cigaret, dhe flokët tuaj do t’ju falënderojnë.

Regjenator i gabuar

Nuk duhet të anashkaloni kondicionerin, sepse është një hap i rëndësishëm në kujdesin e flokëve. Asnjëherë nuk duhet të aplikohet në rrënjë, pasi kondicioneri që vjen në kontakt me lëkurën e kokës do t’i bëjë flokët të yndyrshëm më shpejt. Gjithashtu mund të bllokojë poret. Është e rëndësishme të aplikoni kondicionerin në gjatësinë e flokëve, duke i kushtuar vëmendje majave.

Shtyjeni larjen

Mbizotëron mendimi se duke vonuar larjen e flokëve mund të parandaloni që ato të yndyrosen shpejt. Profesionistët thonë se është një mit i thjeshtë, sepse nuk mund ta “stërvitësh” lëkurën. Kur kryeni eksperimente të tilla, rrezikoni të bllokohen poret dhe folikulat e flokëve të përflakur. Me fjalë të tjera, kur flokët tuaj janë të ndotur, lajini ato.

LEXO EDHE:

Back to top button