Portugezi Feliks rikthehet tek Atletiko Madridi

Sulmuesi 23-vjeçar u transferua në formë huazimi te Çellsi në merkaton e janarit, por klubi londinez ka vendosur të mos ushtrojë klauzolën për blerjen e kartonit.

Në 20 ndeshje që Feliks luajti me “blutë” e Londrës realizoi vetëm 1 gol. Duket se Çellsi ka pritur ardhjen e trajnerit Maurisio Poketinjo për të vendosur për fatin e portugezit.

Lajmin e konfirmoi Enrike Çerezo, presidenti i Atletiko Madridit, që tha se Çellsi ka refuzuar qëndrimin e lojtarit në “Stemford Brixh”, ndaj sulmuesit do të rikthehet në Madrid.

“Te Çellsi vendosën që të mos mbajnë Feliksin. Ai që vendosi ishte trajneri i Çellsit, që nuk e dëshiron lojtarin në formacion. Zhoao do të rikthehet dhe më pas do të shohim se çfarë do të bëjmë, e vendosim për të ardhjmen e tij. Gjithsesi, ai sot është një lojtar i Atletiko Madridit”, tha nw fund Çerezo.

LEXO EDHE:

Back to top button