I njohuri si “Forrest Gump” i jetës reale gjen vdekjen pasi përplaset nga makina
I njohuri si “Forrest Gump” i jetës reale gjen vdekjen pasi përplaset nga makina

David Francis, i cili njihej si “Vrapuesi i Litheland”, mbeti viktimë e një aksidenti të tmerrshëm pasi u përplasë për vdekje nga një makinë.
I dashuruari pas vrapit, i cili njihej edhe si “Forrest Gump of Bottle”, ishte 63 vjeç dhe dilte gjithnjë për të vrapuar me pantallona të shkurtra pavarësisht se si ishte moti.
Emrin Forrest Gump e mori nga filmi, ku personazhi kryesor, i luajtur nga Tom Hanks u bë i njohur nga vrapimi i tij i pandalshëm.
Francis kishte dalë si gjithnjë për ta vrapuar kur makina tip “Audi” e përplasi për vdekje.
Drejtuesi i makinës është larguar nga vendngjarja, ndërsa dyshohet se makina që ai drejtonte ishte e vjedhur.
Duke bërë homazhe në Facebook, një burrë i quajtur Chris Campbell tha:
‘Në një moment do të thoja se u fiksova pas tij. Sa herë që dilnim jashtë në makinë, unë gjithmonë do ta kërkoja duke thënë ‘ja ku ai është fëmijë -Njeriu vrapues i Litherland. Fëmijët e njihnin gjithashtu si LRM.
Ai ishte një makinë, ai vraponte pa mundim, ai vrapoi vetëm për dashurinë e vrapimit. Ai ishte Forrest Gump i ditëve tona moderne. Unë nuk mendoj se ai në fakt e dinte se sa i famshëm ishte në vend. Ai ishte një legjendë dhe ai ishte legjenda jonë”,-tha fqinji i të ndjerit.