I nxehti “përcëllon” Evropën, vatra zjarri të përhapura thuajse kudo në Kontinentin e Vjetër

I nxehti “përcëllon” Evropën, vatra zjarri të përhapura thuajse kudo në Kontinentin e Vjetër

Zjarre me përmasa të konsiderueshme janë duke u përhapur nëpër Europë duke shkatërruar thuajse çdo gjë që u del përpara, duke përfshirë këtu edhe shtëpi, fusha golfi, biznese dhe vila luksoze . Më shumë se 1,000 njerëz janë duke u evakuuar nga një resort i njohur pushimesh në Spanjë, në Malaga.

Nga ana tjetër, zjarrfikësit portugezë janë duke luftuar me të plaktën 13 vatra të ndryshme të përhapura nëpër vend, ndërsa lumi Po në Itali është tharë pasi vendi po kalon thatësirën më të madhe në 70 vite.

Në Francë, me mijëra persona janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre ndërsa 1,000 zjarrfikës të mbështetur nga 10 mjete fluturuese që mbajnë ujë po vijojnë të luftojnë me dy vatra që janë shfaqur të martën dhe po favorizohen nga i nxehti ekstrem dhe erërat e forta.

Zjarret kanë djegur deri më tani 7,300 hektarë në Gironde, ndërsa 2,000 hektarë janë djegur vetëm gjatë natës, sipas autoriteteve. Zjarret kanë përfshirë edhe Greqinë fqinje por edhe vendin tonë ku vatrat janë shfaqur thuajse që në fillim të kësaj vere.

LEXO EDHE:

Back to top button