I prekur nga kanceri, shënon gol në “Ditën Botërore të Kancerit”!

Sebastien Haller është rikthyer në fushën e lojës dhe për ironi të fatit, ai shënoi golin e tij të parë me Borussia Dortmund në “Ditën Botërore të Kancerit”. Sulmuesi, blerja më e shtrenjtë në historinë e “verdhezinjve”, u diagnostikua me kancer në testikuj, betejë të cilën e fitoi dhe tani është rikthyer më i fortë se kurrë. Pas dy operacioneve ai më në fund u kthye në fushë në këtë vit dhe ndaj Freiburg, Haller shënoi golin e tij të parë.

“Nuk kam menduar kurrë të vdes, por i këshilloj të gjithë të bëjnë disa kontrolle, sepse është e rëndësishme. Goli im sot ishte një mesazh i madh për të gjithë ata që luftojnë sot ose do të luftojnë më vonë. Dua të jap pak shpresë, guxim. Që nga dita e parë që erdha këtu kisha në mendje të shënoja para “murit të verdhë” të tifozëve. Doja ta kisha këtë eksperiencë, të ndjeja atmosferën, forcën që të jep dhe ia dola. Jam shumë i lumtur” – tha Haller pas takimit me Freiburgun.

LEXO EDHE:

Back to top button