Opozita në Kosovë kërkon nga qeveria që të ruaj raportet me ndërkombëtarët sa i përket Asociacionit

Opozita në Kosovë kërkon nga qeveria që të ruaj raportet me ndërkombëtarët sa i përket Asociacionit

Presioni për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe po shtohet çdo ditë e më shumë nga ndërkombëtarët, ndërsa ekzekutivi i Kosovës,. së fundmi ka dalur me gjashtë kushte për formimin e tij. Deputetët e partive opozitare adresuan kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, se kjo çështje duhet të merret me seriozitet nga kryeministri Albin Kurti, i cili duhet të jetë në bashkëpunim me SHBA-në.

Sipas tyre, fakti që Qeveria nuk ishte e ftuar në lutjet e mëngjesit në SHBA, lënë të nënkuptohet se mund të ketë dëmtim në raportet me ShBA-në. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa tha për KosovaPress se Qeveria duhet ta nxjerrë një alternativë tjetër nga ajo që është parë deri tash për Asociacionin.

“Ne e dimë që Qeveria duhet ta nxjerrë një statut në mbledhjet e saj për Asociacionin, i cili duhet të jetë në harmonizim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës…Qeveria duhet të ketë alternativa, duhet të ruajë partnaritet me miqtë ndërkombëtarë, me SHBA-të dhe me BE-në. Duhet të jetë e sinqertë dhe transparente për qytetarët e Kosovës dhe jo të krijojë këso situata dhe në fund të veprojë ndryshe”, tha Hajdar Beqa, PDK.

Deputetja e Lidhjes Demokratik të Kosovës, Rrezarta Krasniqi tha se ekzekutivi duhet të dalë përballë këtyre proceseve, derisa shtoi se duhet të ketë kujdes në raport me ShBA-në.

“Çdo proces që ka të bëjë me shtetin e Kosovës, kryeministri duhet të dalë me një përgjigje se çfarë do të veprojë me çështjen e Asociacionit. Pra, puna i mbetet kryeministrit, pasi ka 51%…Po ashtu, kryeministri duhet të ketë kujdes në raport me SHBA-të, sepse falë tyre ne jemi këtu. Ne si LDK e kemi përkrahur kryeministrin në proceset integruese, por gjithmonë ato procese kur kanë qenë në dakrodim me SHBA-të dhe BE-në”, u shpreh Rrezarta Krasniqi, LDK.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj u shpreh se kryeministri Kurti ka bërë veprime të gabuara duke rrezikuar sigurinë e vendit.

Kadrijaj përmendi edhe draftin e propozuar së fundmi për Asociacionin, duke thënë se Qeveria duhet ta analizojë nëse është në frymën kushtetuese. Ajo shtoi se Qeveria duhet të përnqedrohet në marrëveshjen finale.

“Nëse duhet të bëhet Asociacioni, duhet të bëhet vetëm në frymën e Gjykatës Kushtetuese. Ajo që duhet bërë kjo Qeveri është koncentrimi në marrëveshjen finale, sepse është anagzhim i madh i vendeve aleate për arritjen e një marrëveshjeje finale dhe në konturat e saj që duhet të respektohet sovraniteti, integriteti, duhet të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sepse ne pa vendet aleate kot që kemi aplikuar për antarësim në BE”, theksoi Time Kadrijaj, AAK.

Ndërsa, nga pozita thanë se nuk ka arsyeje pse të formohet apo të propozohet plan i ri për Asociacionin. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli Dalipi, njëherit anëtare e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, tha se Kushtetuta dhe Plani i Ahtisaarit, janë bazë e mirë për të drejtat e njeriut dhe ofrojnë të drejta të ekzagjeruara për minoritetet. Ndryshe, nga sa mendon opozita, sipas saj, çështja e Asociacionit nuk mund të ndikojë për të keq në raportet me Shtetet e Bashkuara.

“Vendimet i marrim me shumicë në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeveri. Njëkohësisht bashkëpunojmë ngushtë me SHBA-të, i tregojmë cilat janë interesat e tona, pse nuk bënë të kemi Asociacion dhe cilat janë arsyet pse duhet të mos ngutemi në një formë të tillë ta shtyjmë një gjë që e dëmton tutje procesin edhe të integrimit të minoriteteve edhe të zhvillimit të Kosovës dhe të thellimit të demokracisë në vend”, deklaroi Fitore Pacolli-Dalipi, LVV.

Ditë më parë, kryeministri Kurti paraqiti në Kuvend 6 kushtet e tij për formimin e Asociacionit në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe të mos jetë njëentik./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button