I “shpërfillur” nga ushtria ruse, pse ukrainasit po përdorin ende mitralozin 100 vjeçar

I “shpërfillur” nga ushtria ruse, pse ukrainasit po përdorin ende mitralozin 100 vjeçar

Forcat ukrainase po luftojnë kundër pushtuesve rusë duke përdorur disa lloj mitralozësh që kanë hyrë në shërbim në kohën kur Ukraina ishte pjesë e perandorisë ruse.  Ky model, ka nje mekanizëm me avull peshon 68 kg dhe ka një mburojë përpara tytës për të mbrojtur personin që gjuan.

Ka një sistem dy rrotësh që të ndihmon ta levizësh nga një vend në vendin tjetër ose që të vendoset në ndonjë makinë. Mediat ruse shpesh tallen me armët që po përdorin dhe thonë se ukrainasit i përdorin ato sepse u mungojnë armët moderne.

E vërteta në fakt është më komplekse.

Siç tregon edhe vetë emri, Maxim M1910  u prezantua në vitin 1910. Është një version rus i mitralozit të parë vërtetë automatik, i cili u prodhua nga Hiram Maxim, një shpikës amerikano-britanik, në 1883.

Më parë armët Gatling kishin gjashtë tyta dhe  mbajtur gishtin në këmbëz lëshonin një sërë plumbash. Falë një mekanzimi me avull e lejon atë të jetë e përdorshme për periudha të gjata. Variantet e armës së Maxim-it rezultuan një mjet vdekjeprurës i masakrës dhe terrorit gjatë lulëzimit të imperializmit të fundit të shekullit të 19-të, duke lejuar forcat e vogla europiane të vrisnin me mijëra.

Kjo armë vazhdoi të revolucionarizonte luftën midis vetë shteteve europiane.

Mitralozat moderne sot që kanë të njëjtin municion 7.62 mm si M1910 janë shumë më të lehta dhe më të lëvizshme – PKM-ja aktuale ruse peshon më pak se një të pestën e 68 kg që ka peshuar dikur.

Megjithatë atyre u mungon mekanizimi i avullit. Në vitin 2016, ministri i mbrojtjes i Ukrainës konfirmoi se kishte autorizuar lëshimin e disa M1910 nga stoqet qeveritare (arma Maxim nuk është një çështje standarde, por e disponueshme kur kërkohet, siç kanë bërë disa njësi të mbrojtjes territoriale).

LEXO EDHE:

Back to top button