‘I tronditur nga inkriminimi’/ Trump reagon përmes avokatit, Biden hesht

‘I tronditur nga inkriminimi’/ Trump reagon përmes avokatit, Biden hesht

Donald Trump reagoi “i tronditur” nga inkriminimi, pavarësisht se kishte parashikuar arrestimin e tij bazuar në një rrjedhje informacioni.

Deklarata është bërë nga avokati i tij Joe Tacopina. Edhe reagimi i ish-zëvendës presidentit Mike Pence ishte njësoj.

“Mendoj se është e qartë për pjesën dërrmuese të popullit amerikan se kjo nuk është asgjë më pak se një persekutim politik nga prokurori i Manhatanit, që bëri fushatë për ngritjen e akuzave ndaj një amerikani të caktuar”, u shpreh Pence.

Presidenti Joe Biden nga ana tjetër refuzoi të bënte komente, teksa Trump u bë ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale.

Të enjten, një juri e Nju Jorkut paditi Trump, i cili do të garojë për Shtëpinë e Bardhë sërish në 2024-n, për pagesa të fshehta të bëra për një aktore të filmave për të rritur gjatë fushatës së 2016-s. avokatët e Trump presin që procesi të nisë të martën e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button