I zhgënjyer nga qeveria, britaniku gjen zgjidhjen ideale: Përdor gropat në rrugë për të luajtur golf

I zhgënjyer nga qeveria, britaniku gjen zgjidhjen ideale: Përdor gropat në rrugë për të luajtur golf

Një burrë ishte aq i indinjuar nga mënyra se si këshilli bashkiak ka lënë rrugët e zonën e Wiltshire, sa vendosi të merrte situatën në dorë. Ben Thornbury, 18 vjeç, nga Malmesbury, është i frustruar nga numri i gropave në Malmesbury High Street, të cilat ai thotë se kanë zemëruar banorët prej muajsh.

Siç raporton Mirror, Ben më në fund vendosi të ndërmarrë “masa”, duke luajtur golf në një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e Këshillit të Wiltshire në një mënyrë kreative dhe me humor.

Duke folur për Mirror, 18-vjeçari tha se gropat janë një problem që vazhdon prej muajsh. Sipas Ben, Malmesbury, Wiltshire, është “një qytet i mrekullueshëm”, me një komunitet të mahnitshëm.

Rruga kryesore ka shumë dyqane dhe biznese të vogla të pavarura.

LEXO EDHE:

Back to top button