Ibra si trajner, Milani harron Juven me fitore

Milani kishte nevojë që të linte sa më shpejt pas krahëve humbjen me Juventusin dhe ndaj Torinos ia ka dalë që ta sigurojë atë, duke vazhduar ecurinë e vet në kreun e renditjes të Serisë A, pa u shqetësuar nga ekipet që e ndjekin dhe rezultate te tyre.

Milani tregoi se di të luajë e shënojë edhe pa emra të rëndësishëm. Me të parin Zlatan Ibrahimoviç që ishte ulur në pankinë, por që më shumë dukej si trajner, duke udhëzuar ekipin e ulëritur po aq sa Pioli në momente të veçanta të sfidës.

Për fatin e mirë të Milanit, gjithçka u zgjidh shpejt me golin e Rafael Leaos, i cili tregoi se në sulm mund të vazhdojë të jetë vendimtar nëse i jepen hapësira. Më pas Brahim Diaz fitoi penallti dhe Kesi nuk gaboi nga pika e bardhë, duke dyfishuar shifrat.

Kjo fitore e çon Milanin në +4 nga Interi ndjekës, ndërsa i jep pak qetësi skuadrës që tregoi se humbja me Juventusin nuk kishte lënë pasoja.

LEXO EDHE:

Back to top button