Në Kovid-Qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 22 pacientë

Në 24 orët e fundit në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 22 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 448 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 9 pranime dhe atë nga dy pacientë janë hospitalizuar në Klinikën për dermatologji dhe në Klinikën për gastroenterohepatologji, dhe në Klinikën për nefrologji dhe tre pacientë në Klinikën për Neurologji.

Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur tetë pranime të reja të pacientëve. Në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme janë hospitalizuar pesë pacientë.

Ministria e Shëndetësisë informon se edhe krahas numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 70 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër plotësues në Klinikën për sëmundje infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”.

Të gjitha repartet infektive kanë sasi të oksigjenit dhe mund të kujdesen për pacientët të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni.

LEXO EDHE:

Back to top button