Ibraimi: Me rëndësi është fitorja ndaj Tikveshit, se sa arritjet e mia personale

Futbollisti i Struga Trim Lum, Besart Ibraimi, ndodhet në një formë të jashtëzakonshme, teksa i njëjti në 6 ndeshjet e fundit ka realizuar po aq gola.

Megjithatë, për momentin më të rëndësishme për të, janë pikët që duhet fituar skuadra, se sa golat e tij personal….

“6 gola në 6 ndeshjet e fundit për Besart Ibraimin, i cili shpreson të vazhdojë me këtë ritëm, duke e ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivit përfundimtarë. Autori i 12 golave të këtij edicioni ka folur në prag të takimit me Tikveshin, ndeshje të cilën do e zhvillojmë në transfertën në Kavadar”, shkruan në faqen e FC Struga.

 

“Tikveshi ka treguar që është një kundërshtarë shumë i mirë, por qëllimi ynë final janë 3 pikët. Premtoj se do të japim më të mirën nga vetja në këtë ndeshje në çdo aspekt, më qëllim që të rikthehemi më të fuqishëm pas asaj disfate të papritur në fundjavë kundër Sileksit” – u shpreh Besart Ibraimi.

 

Përballja në mes Tikveshit dhe Struga Trim Lum, do të zhvillohet në stadiumin në Kavadar, në orën 16.00.

LEXO EDHE:

Back to top button