Ide e shijshme e darkës: Recetë për domate të mbushura me mocarela

Ide e shijshme e darkës: Recetë për domate të mbushura me mocarela

Domatet dhe mocarela janë “themeli” i kuzhinës italiane dhe një nga kombinimet me të cilat nuk mund të gaboni kurrë. Të papërpunuara apo të pjekura – shija e tyre është, thjesht, fantastike, shkruan “Valixhja e plotë” .

Ato janë pjesë e një numri të madh recetash për sallata, pica, brusketa, makarona… Epo, është gjithmonë një kënaqësi e vërtetë kur gjen një recetë të re me këta përbërës, si kjo për domate të mbushura me mocarela.

Përbërësit:

  • 6 domate
  • 1/2 qepë (copëtuar)
  • 1 filxhan kërpudha
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 filxhan makarona elbi
  • 450 mililitra lëng pule
  • 1/4 filxhan parmezan
  • 200 gram mocarela
  • vaj ulliri
  • kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 180 gradë Celsius.

Lani dhe thajini domatet, më pas prisni majat që do të shërbejnë si mbulesë. I zbrazni me kujdes domatet, i hidhni kripë dhe i ktheni me kokë poshtë që të kullojnë.

Kaurdisim qepën në vaj ulliri, më pas shtojmë kërpudhat dhe hudhrat e grira dhe vazhdojmë skuqjen. Shtoni petët e elbit në tiganin me kërpudha dhe hidhini disa herë lëngun e pulës derisa petët të jenë zier. Në fund shtojmë parmixhanin që të shkrihet.

Mbushni domatet me përzierjen që rezulton dhe shtoni copa mocarela. Sipër vendosni kapakët e domateve dhe piqni për rreth gjysmë ore.

LEXO EDHE:

Back to top button