Ide për ëmbëlsirë: Strudel me kumbulla dhe çokollatë
Një ëmbëlsirë e mrekullueshme freskuese verore.

Përbërësit e nevojshëm për brumin:
-500 gr miell
– 1 lugë çaji kripë
-2 sheqer vanilinë
-1 dl vaj
– 1 lugë gjelle uthull
-3.5 dl ujë të nxehtë
Mbushjet:
-1 kg kumbulla të pastruara
-5 lugë sheqer
-3 sheqer vanilinë
– 10 g kanellë
-100 g çokollatë të zezë
Dhe me shume:
– 200 g miell
– pak vaj
– sheqer pluhur
Mënyra e përgatitjes:
Përzieni përbërësit e thatë, më pas shtoni lëngun dhe gatuajeni brumin. E vendosim në një enë të spërkatur me miell dhe e lyejmë brumin me vaj sipër. Mbulojeni me një peshqir dhe lëreni të pushojë për 30 deri në 45 minuta.
Ndërkohë që prisni të pushojë brumi, bëni mbushjen duke i prerë kumbullat në rripa të holla dhe duke i përzier me sheqerin, sheqer vaniljen dhe kanellën. Pasi të ketë pushuar brumi e ndajmë në katër pjesë, si dhe mbushjen. Nga secila pjesë bëni një kore, shtypeni me vaj. Në kore renditim kumbullat dhe çokollatën e grirë, më pas e rrotullojmë si role. Nga secila pjesë mund të bëni dy strudel.
E pjekim ne 190 grade per rreth nje ore. Pasi të jetë ftohur e pudrosim me sheqer pluhur, e presim në feta dhe e shërbejmë.