Një tortë e thjeshtë dhe e shijshme me kajsi dhe kos, ideale për ditët e verës.

Përbërësit e kërkuar:
– 400 ml kos
– 4 vezë
-1 filxhan sheqer
1 filxhan vaj
-4 gota miell
-1 pluhur për pjekje
– kajsi
– sheqer pluhur sipas dëshirës
Mënyra e përgatitjes:
Lajmë kajsitë, i presim përgjysmë, i heqim farat dhe i presim në copa më të vogla. Përzieni miellin me pluhurin për pjekje.
Në një enë tjetër vendosim vezët, sheqerin dhe i përziejmë për rreth 5 minuta, derisa masa të marrë ngjyrë të verdhë të lehtë. Ngadalë shtoni vajin dhe më pas kosin duke e përzier ngadalë me mikser. Në fund hedhim miellin e situr të përzier me pluhurin për pjekje.
Tavën e pjekjes e lyejmë mirë me pak vaj dhe më pas e spërkasim me pak miell. Masën e derdhni në kallëp dhe sipër saj rregulloni kajsitë e prera, të cilat mund t’i shtypni pak në masë. Në fund i pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius.
E pjekim kekun për rreth 45 minuta, në varësi të furrës. Do ta kuptoni se është bërë kur skajet të largohen nga tava dhe torta të marrë një ngjyrë të bukur të artë të errët.
Lëreni të ftohet dhe spërkatni me pak sheqer pluhur përpara se ta shërbeni.








