Ideja e çmendur, Xhoshua-Uajllder në të njëjtën datë me Usik-Fjuri

Promotori i “Matchroom”, Edi Hern, ka hedhur idenë se boksieri britanik Entoni Xhoshua mund të duelojë në të njëjtën mbrëmje kur do të zhvillohet edhe dueli i madh i unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes Tajson Fjuri dhe Oleksandr Uysk. Pak ditë më parë, dy kampionët e botës nënshkruan kontratën dhe përballja mes tyre pritet të zhvillohet më 23 dhjetor në Arabinë Saudite.

Në rast se kjo sfidë nuk zhvillohet në dhjetor, atëherë do të organizohet përgjatë janarit. Fjuri, më 28 tetor, fillimisht do të zhvillojë një përballje me ish-kampionin e botës në peshën e rëndë në UFC, Francis Nganou (po në Arabi).

Të përditshmes britanike “The Sun”, Hern i sugjeroi që nata mund të shfaqë edhe një duel për Xhoshua, pasi negociatat për një përballje me rivalin amerikan Deontej Uajllder, vazhdojnë.

 

“Mund të duelojmë edhe ne më 23 dhjetor. Dhe unë me të vërtetë besoj se lufta do të bëhet për atë date. Unë nuk e di nëse Fjuri e Usik do ta realizojnë sfidën më 23 dhjetor. Gjithsesi, ne do të duhet të shohim çdo mundësi. Mendoj se të dy boksierët e duan me të vërtetë luftën. Kur zhvillohet një duel si Fjuri-Usik, kjo i jep të gjithëve pak nxitje për të thënë, “le ta bëjmë tonën tani”, tha Hern.

LEXO EDHE:

Back to top button