Lamtumira e francezit Pogba mund t’i kursente 30 milionë euro për Juventusin
Rezultatet e kundër-analizës, të publikuara ditë më parë konfirmuan pozitivitetin e Poll Pogba për testosteronin, evidentuar 20 gushtin e kaluar, me rastin e ndeshjes Udinese-Juventus. Nga ndalimi i francezit për të luajtur e deri te paga e reduktuar në minimumin sindikal, që duhet t’i paguhet, llogariten rreth 40 mijë euro bruto në vit.
Megjithatë, procesi gjyqësor për mesfushorin mund të jetë ende mjaft i gjatë, kështu që Juventusi po merr pak kohë për të vlerësuar opsionet në dispozicion. Për momentin klubi bardhezi do të mbetet në vëzhgim të gjyqit mes Prokurorisë Anti-Doping dhe Pogba, i cili ka një javë kohë për të paraqitur dosjen e tij të mbrojtjes.
Lojtari rrezikon deri në 4 vite pezullim, por në rast skualifikimi të përhershëm, Juventusi mund të mendojë edhe për zgjidhjen e kontratës me francezin.
“Një mundësi që nga tani deri në vitin 2026, do t’i lejonte klubit të Juventusit të kursente rreth 30 milionë euro bruto në paga,” raporton “Tuttosport”.