Identifikohet personi që shkakoti aksidentin në Berlin

Tashmë dihet identiteti i shoferit që përplasi sot veturën me një grup këmbësorësh në Breitscheidplatz në Berlin, duke vrarë një dhe plagosur tetë persona.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Gora H., i cili ka nënshtetësi gjermane dhe armene, raportojnë mediat gjermane.

Të paktën gjashtë persona janë në gjendje kritike, dhe tre të tjerë u lënduan rëndë pasi një veturë goditi një turmë me njerëz në Berlin.

Nga një video që qarkulloi në internet shihet një burrë me një bluzë të verdhë dhe tuta të kaltra të errëta dhe para se ta fusin në pjesën e pasme të një veture të policisë, ai dëgjohet duke bërtitur në gjermanisht “Më ndihmo! Më ndihmo!

Sipas gazetës gjermane BILD, në automjetin e sulmuesit është gjetur një rrëfim. Megjithatë, motivi nuk është ende i qartë. Një hetues i tha BILD-it se “padyshim se nuk është një aksident – ai është një vrasës, një vrasës i ftohtë”.

LEXO EDHE:

Back to top button